VIDEO/ Barça kapitullon në Andaluzi, PSG nderohet nga një italian

schedule22:54 - 10 Shkurt, 2021

schedule 22:54 - 10 Shkurt, 2021

Barcelona ka kapitulluar sot në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Spanjës përballë Sevillas. Andaluzët arritën të fitonin me shifrat 2-0, teksa katalanasit nuk arritën të tregojnë asgjë nga vetja e tyre sonte.

Agresiviteti dhe rrezikshmëria e Sevillas u konfirmua që në minutën e 25-të kur mbrojtësi i qendrës, Jules Kounde, nisi aksionin nga fusha e tij dhe më pas e rimori sferën në fushën e Barçës për të mos e lëshuar më, dribluar çdokënd dhe tundur rrjetën.

Edhe pas golit të pësuar Barça e vuajti shumë presionin e Sevillas dhe e kishte të vështirë të çante. Në minutën e 85-të gjëmën ia bëri një ish: Ivan Rakitic, duke vulosur shifrat 2-0. Katalanasve u lind detyra e vështirë e “remuntada” në ndeshjen e dytë në “Camp Nou”.

Po në Kupë, por këtë rast në Francë PSG arriti me shumë vështirësi të kapë kualifikimin në 1/16-at të Kupës. Përballë ishte Caen, që u shfaq ekip i vështirë. Goli i talentit Moise Kean nderoi parizienët, që morën lajmin e keq të dëmtimit të Neymar në këtë sfidë, vetëm 6 ditë para ndeshjes me Barcelonën në Champions League. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!