Antonio Conte nuk ngurroi t’i tregonte gishtin e mesit presidentit të Juventusit, Andrea Agnelli. Ky i fundit nuk ia la mangët më pas, duke e ofenduar trajnerin aktual të Interit. Të gjitha këto ndodhen pasi mes palëve kishte pasur bashkëpunim.
Conte është një emër i vlerësuar te Juventusit dhe ajo që bëri një ditë më parë nuk është pritur mirë nga tifozët. Një prej tyre madje ka nisur edhe një peticion për të hequr yllin e Contes nga stadiumi i Juventusit.
https://twitter.com/spoletino/status/1359437602890387458?s=20
Deri më tani janë më shumë se 15 mijë tifozë të Juventusit që e kanë firmosur peticionin online. Ata nuk pajtohen jo vetëm me gjestin e Conte, por edhe me kalimin tek Interi. Shkak është fakti që zikaltërit ishin ata që hodhën baltë mbi Juventusin, duke përfituar edhe nga Calciopoli. /abcnews.al

