Valentino Murataj kaloi nga Bylisi te Partizani në merkaton e janarit, ndërkohë që në fundjavë ishte në fushë kundër ish-skuadrës së tij. Mesfushori u bë pjesë e një episodi të pakëndshëm, ku si protagonist akuzohet trajneri Veljko Dovedan.
Ky i fundit thuhet se e ka pështyrë dhe sharë Muratajn, në një artikull të “Panorama Sport”. Po në këtë gazetë Murataj flet në lidhje me atë që ka ndodhur dhe thekson se nuk do donte të punonte me “ato lloj trajnerësh”.
“Për trajnerin Dovedan si person, me gjestin që ka bërë ndeshjen e fundit e tregoi veten dhe karakterin që ai ka. Si trajner le ta gjykojnë specialistët çfarë lloj tekniku është ai. Uroj të mos punoj më me ato lloj trajnerësh, sepse në radhë të parë është ana njerëzore”, është shprehur Murataj. /abcnews.al