Pirja e një ose më shumë filxhanëve kafe të zezë në ditë, sipas ekspertëve është e shëndetshme për zemrën. Ky rezultat erdhi nga rishikimi i tre studimeve kryesore duke përdorur mjete analitike nga Shoqata Amerikane e Zemrës.
Krahasuar me ata që nuk pinë kafe, analiza zbuloi se rreziku i problemeve të zemrës, me kalimin e kohës ka rënë mes 5-12% për secilin filxhan kafe të konsumuar çdo ditë.
Problemet me zemrën janë serioze kur organi nuk arrin të furnizojë qelizat e trupit me gjak të mjaftueshëm për të marrë oksigjenimin e nevojshëm që truri të funksionojë siç duhet./e.b-abcnews.al