“Më të mirë shqiptarët apo ganezët”, përgjigja plot dashuri e Balotellit

schedule14:15 - 9 Shkurt, 2021

schedule 14:15 - 9 Shkurt, 2021

Mario Balotelli kaloi në verë te Monza në Serie B, teksa shpejt ai pësoi një dëmtim, që po e lë jashtë fushave të blerta. Ndërsa rikuperohet nga lëndimi ish-sulmuesi i Italisë gjen kohë t’u përgjigjet edhe fansave të tij në Instagram.

 

Mes pyetjeve të bëra për Marion ishte edhe e një shqiptari, i cili e pyet rreth njerëzve të vendit të tij të origjinës, Ganës dhe Shqipërisë. Tifozi i kërkon një krahasim mes tyre, por Balo rezervon një përgjigje diplomatike plot dashuri.

Italiani ka vënë simbolet kombëtare të dy vendeve dhe një zemër në mes, duke shprehur dashurinë për të dy këta shtete, pavarësisht se me Shqipërinë dhe shqiptarët ai nuk ka ndonjë lidhje të madhe. Vitin e shkuar ishte shok skuadre me Emanuele Ndoj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!