Atletico Madrid u ndal mbrëmjen e djeshme në shtëpi nga Celta Vigos pas tetë fitoreve radhazi, pasi barazuan 2-2. Gjithsesi, trajneri Simeone është i kënaqur nga performanca e lojtarëve të tij, sidomos në pjesën e dytë. Ai ndalet edhe tek pjesa e pandemisë, ku ditët e fundit madrilenët kanë qenë një nga klubet më të prekura.
“Të them të drejtën po largohem nga këtu me shumë pozivitet. Ishte një fillim i vështirë i lojës, pasi Celta po luanin shumë mirë. Asnjë nga ekipet nuk kishte shumë shanse.
Ne u përmirësuam me ndryshimin e formacionit në pjesën e dytë, ku Torreira dhe Kondogbia po fitonin përsëri topa në mesfushë. Gjithsesi, barazimi ishte rezultati më i drejtë.
Ne nuk e meritonim golin tonë në pjesën e parë dhe ata nuk e meritonin barazimin. Performanca e shfaqur nga Lodi, Kondogbia, Torreira dhe Correa ishte mbresëlënëse.
Pandemia? Ne po jetojmë në një kohë të vështirë. Rastet nuk po ndodhin vetëm tek ne. Le të shpresojmë që t’i rikthejmë djemtë sa më shpejt. Para ndeshjes ne zhvilluam një mbledhje online me lojtarët e infektuar për të qenë të gjithë bashkë”, përfundon Simeone. /abcnews.al