Kërkimet në internet për “si të bëhesh për person mëngjesi” ofrojnë një sasi të frikshme përmbajtjesh. Ka artikuj që sugjerojnë gjithçka. Është një industri e tërë kushr=tuar fiksimit tonë neoliberal me injektimin e produkteve çdo sekondë që kemi. Një industri ndoshta e përjetësuar nga njerëzit e mëngjesit, të cilët ngrihen që në orën 5 çdo ditë dhe kanë takime rreth mënyrave të reja për të përfituar nga përhapja e fjalës Morning-ism.
Si dikush që nuk zgjohet herët në mëngjes, unë jam synimi i tyre i saktë demografik. Por e vetmja gjë që nuk funksionon ndonjëherë me mua, kur bëhet fjala për t’u ngritur, është vullneti i pastër. Kjo më ka bërë një person që ngrihet herët me të shtyrë.
Ndonjëherë pyes veten nëse jam i varur nga gjumi. E dëshiroj vazhdimisht, edhe kur kam fjetur më shumë sesa duhet. Marrëdhënia ime me të ka një ndikim negativ tek unë dhe, ndonjëherë, edhe te të tjerët.
Mëngjeset nuk janë për njerëz si unë. Ato janë për njerëz që ecin 5 km në mëngjes duke dëgjuar radio. Ata i duan mëngjeset, dhe mëngjeset i duan. Marrëdhënia e tyre është simbiozë: u jep atyre më shumë kohë gjatë ditës, duke ruajtur reputacionin e mëngjesit. Unë jamë më shumë ai personi që luan Candy Crash në 3 të mëgjesit duke ngënë patatina dhe duke u zgjuar në mesditë. Edhe në moshën 31 vjeçare.
Tingullin e alarmit shpreh preferoj ta kaloj. Vazhdimisht thuhet se njerëzit e suksesshëm zgjohen herët. Dhe sa më herët të ngrihen aq më të suksesshëm janë. Unë e hedh poshtë këtë ose të pranoj që jetojmë në një botë të ndërtuar për njerëz mëngjesi. Dhe nëse dua të arrij qëllimet e mia duhet të bëhem një prej tyre.
Për fat të mirë unë kam një mentor. Jetoj me një person mëngjesi, madje ndaj të njëjtin shtrat me të. E dashura ime është një person mëngjesi. Unë shpesh zgjohem nga zhurma e saj në kuzhinë, duke dëgjuar radion. Mbështetëse pafund. Ajo më sjell kafen dhe sigurohet që të ngrihem në orën 10 të mëngjesit për të shkuar në punë. Por nëse do të më lejohej, do të flija gjithë ditën. Koncepti i dëshirës për të lënë shtratin, është shumë i vështirë për mua ta kuptoj.
Marrëdhënia ime me mëngjeset ka qenë gjithmonë jofunksionale. Ka të ngjarë që kurrë nuk do t’i dua mëngjeset, dhe mëngjeset nuk do të më duan mua. Unë gjithmonë do t’i shoh ato si të dhimbshëm dhe ato do të më shohin gjithmonë si mosmirënjohës të shkëlqimit të tyre. Unë vetëm shpresoj se ne mund të mësojmë të jemi civilë me njëri-tjetrin./The Guardian, e.b-abcnews.al