Një grua nga Luiziana ka kërkuar trajtim mjekësor pasi gabimisht ka përdorur ngjitësin Gorilla Glue në vend të llakut të flokëve.
Historia e saj u bë virale në fillim të shkurtit kur ajo tregoi se flokët e saj kishin mbetur në të njëjtin stil për një muaj pasi pa dashje kishte ngatërruar llakun e saj të flokëve.
“Flokët e mi nuk lëvizin. E kuptoni se çfarë po ju them? Nuk lëvizin. I ka larë flokët 15 herë”, ka shkruar videon që ka postuar në rrjetin social Tik Tok.
View this post on Instagram
Ajo gjithashtu nxori dhe një video tjetër ku përpiqej të përdorte shampo, por që nuk depërtonte në brendësi të flokëve të saj të fortë.
Gorilla Glue është një ngjitas 100% i papërshkrueshëm nga uji dhe zakonisht përdoret për ngjitjen e pllakave të banjës apo dyshemeve të drurit. Mund të hiqet me aceton pse izopropil alkol.
Duke mos gjetur zgjidhje vetë, ajo shkoi në spital, dhe fotot i ka ndarë me ndjekësit./e.b-abcnews.al