Kontrata e Elseid Hysajt me Napolin përfundon në fund të sezonit dhe prej muajsh diskutohet për një rinovim të mundshëm, i cili mesa duket nuk do të vijë.
Mario Giuffredi, menaxheri i ylli të kombëtares sonë ka folur dje në lidhje me të ardhmen e shkodranit. Ai shprehet se rinovimi nuk është më një mundësi dhe kanë nisur negociatat me klubet e tjerë.
“Lajmet për rinovimin? Kjo çështje është e mbyllur. Nga viti i ardhshëm Hysaj do të jetë diku tjetër. Po flasim me klube të tjerë, siç e parashikon rregullorja e FIFA-s, duke pasur parasysh që Hysaj do bëjë maksimumin për Napolin deri në qershor”, u shpreh Giuffredi. /abcnews.al