Pesë persona, përfshirë tre zyrtarë janë dënuar në Kinë për shkak të shpërthimit të Covid në një burg në Shandong, në të cilin rezultuan 200 të infektuar në Shkurt të 2020.
Tre zyrtarë- përfshirë ish-shefin e burgut të provincës Rencheng, një nënkryetar burgu dhe ish-zëvendës drejtori i administratës së burgut – u dënuan me 12 dhe 27 muaj burg. Sipas vendimit të gjykatës, ato nuk zbatuan detyrën e tyre duke çuar në përhapjen e virusit brenda Rencheng.
Një ish roje dhe shoferi u dënuan me 12 dhe 16 muaj burg me kusht. Caixin tha se shoferi ishte infektuar në janar të 2020 në Wuhan, por nuk raportoi historinë e tij të kontaktit qëllimisht.
Roja i burgut nuk raportoi simptomat e tij. Infeksionet në Rençheng ishin goditja më e madhe edhe më e rëndë në pesë burgjet në provincat Hubei dhe Zhejiang ku më shumë se 550 të burgosur dhe roje rezultuan të infektuar./abcnews.al