Igli Tare mban postin e drejtorit sportiv të Lazios prej vitit 2008 dhe gjatë kësaj periudhe ka bërë një punë të shkëlqyer. Nuhatje në zbulimin e talenteve për t’i shitur më vonë me një çmim disa herë më të lartë dhe aftësi për të ndërtuar një ekip të fortë dhe kompetitiv me jo shumë shpenzime.
Interesimi i klubeve të ndryshme nuk ka munguar për biondin shqiptar, por ky i fundit është shumë i lidhur me Lazion dhe presidentit Lottito. Maldini e kërkoi si bashkëpunëtor te Milani, teksa tani e duan në Bundesligë.
TMW raporton se Leipzig po kërkon për një drejtor sportiv. Klubi gjerman, që sezonin e kaluar mbërriti në gjysmëfinalet e Champions League, ka Taren si preferencë të parë. Ekipi që drejtohet nga Nagelsmann renditet në vend të dytë në Bundesligë, me 7 pikë më pak se Bayerni kryesues. /abcnews.al