Kanë kaluar tashmë më shumë se 15 vjet dhe Elisa Spiropali e ka harruar ose bën sikur e ka harruar kur protestonte me kova, bidona dhe duar të kuqe kundër “pushtetit korruptiv të Fatos Nanos”.
Madje, gjatë ditës së sotme në Kuvend ajo ka mbrojtur me mish e me shpirt ish-kryeministrin që organizata ku ministrja bënte pjesë, “Mjaft” e nxorrën si simbol të korrupsionit dhe papërgjegjshmërisë.
Pas 15 vitesh, Elisa Spiropali nuk është më në mejdan për t’i kujtuar Nanos dasmën e shtrenjtë apo qejfet në buzuqe, por për t’i bërë fresk.
“Fatos Nano nuk ka nevojë të mbrohet nga unë. Ai ka lënë gjurmët e tij dhe historia gjykon. Por nuk mund të mos them ato që ai tha sepse dëshmuan fytyrën e vërtetë të atyre që duan të vijnë në pushtet. Fatos Nano, që e bën gjumin e qetë sepse i njeh ata që ka përballë.
Na dëshmon ne se të gjitha këto që diskutojmë këtu, që mundohemi të bëjmë ky teatri që bëjmë këtu, ndërkohë që Basha skuq vezë me xhinse, përballë kemi Sali Berishën e Ilir Metën. S’po lënë asgjë po bëjnë, fyerjet e shantazhet i kanë stil në partitë që drejtojnë.
Deri tek financimi i portaleve. Viktimat duan t’i bëjnë fajtor. Sali Berisha kishte Blerim Çelën, kryeprokurori Alushin, i dënonte po të donte kundërshtarët politikë, kurse sot ka atë mrokllën digjitale”, tha ajo.
/abcnews.al/