Ministri i Jashtëm serb, Nikola Selakoviç ka komentuar sot letrën që presidenti amerikan Joe Biden dërgoi në adresë të Serbisë ku përmendej e dhe njohja e Kosovës. Selakoviç u shpreh se nuk është i habitur që Shtetet e Bashkuara të Amerikaës kanë kërkuar njohjen e ndërsjellë Kosovë-Serbi.
Duke folur për TV Happy, ministri i Jashtëm serb tha se kjo tregon pozicionin e politikës së jashtme amerikane.
“Sidoqoftë, ajo që është më e rëndësishme për ne, si në aktet e organizatave ndërkombëtare dhe vetë BE-në, me të cilat ne jemi duke zhvilluar negociata për pranimin dhe anëtarësimin, gjëra të tilla nuk janë vendosur si kusht. Dhe edhe nëse qëndrojnë, pozicioni ynë është i qartë, ai pozicion është deklaruar në një nga vendet më të rëndësishme në botë, dhe kjo është Shtëpia e Bardhë, në shtator”, tha Selakoviç.
Sipas tij, Serbia është një shtet i njohur ndërkombëtarisht dhe nuk ka nevojë për njohje nga “e ashtuquajtura Kosovë”. sb/abcnews.al/