Deputeti i opozitës, Muslim Murrizi me tone të ashpra ka hedhur akuza të rënda ndaj mazhorancës, ndërsa nuk ka kursyer edhe opozitën jashtë parlamentit.
Nga foltorja e Kuvendit, Murrizi kërkoi nga ILDKP që të bëjë publike të gjitha deklarimet e pausurisë të bëra nga deputetët në sallë.
“Na hapët barkun se ju shef varavinga me FB ndez. Ju nga një krah dhe ai tjetri duke gatuar në tenxhere të groshës në krah tjetër. Ju bamirës të mëdhenj. Ju që inspektoni rrugë. Ju nuk bëni një sadaka. As aeroportin e Kukësit nuk e bëni ju. Ku edhe dasmën keni thënë na e bën nëna, një gjyshja. Nga i gjeni të ardhurat ju? I bëjnë shqiptarët, ata hallexhinj që paguajnë çdo ditë çmimet më të shtrenjta. I bëjnë ata 2 milion shqiptarë që u dhatë rrugën dhe i shpërndatë si zogjtë e korbit. Pse të juajat janë ato? Ftoj ILDKP ti bëj publike deklaratat e pasurisë të çdo personi të kësaj salle”, tha Murrizi. /abcnews.al