Presidenti Ilir Meta në një deklaratë për mediat tha se partitë në zgjedhjet e 25 prillit, duhet të garojnë me figura me integritet.
“Nuk dëshiroj të hyjë në detaje të çështjes së dekriminalizimit, dhe për sa kohë kemi bërë një ligj, kjo tregon se ka qenë një problem. Është e domosdoshme që nga të gjithë forcat politike të tregohet vullnet dhe të prezantohen figura me integritet”, tha Meta.
Fatos Nano ju ka faturuar 7 mëkatet e Biblës si e komentoni?
“E kam thënë edhe më parë nuk merrem me këtë çështje. Edhe të merresh me kumar dhe të citosh Biblën nuk shkon”, u shpreh Meta ndërsa u pyet për akuzat e fundit të Fatos Nanos, duke mos pranuar të japë më shumë detaje.
Gjithashtu ai tha se 25 prilli do të jetë një referendum më i rëndësishëm dhe se do të fitojë e ardhmja evropiane e Shqipërisë.
“Do të jetë një Referendum shumë herë më i rëndësishëm se i nëntorit të vitit ’94”, tha Meta. /abcnews.al/