Nga Erblina Mile
Financat e bashkive janë në krizë për shkak të rënies së të ardhurave dhe rritjes së detyrimeve të prapambetura.
Kreu i Shoqatës së Bashkive Agron Haxhimali deklaron se sipas raportit të fundit rezulton se ka një rënie të ardhurave me 12% për shkak të pamundësisë së qytetarëve dhe bizneseve për të paguar. Ndërsa janë rritur detyrimet e prapambetura duke kapur shifrën e 8.7 mld lekëve.
Shqetësim mbeten shpenzimet që bëjnë bashkitë. Nga vlerësimet e fundit të ministrisë së Financave rezulton se në 100 lekë vetëm 17.5 lekë përdoren për investime.
Lezha dhe Kurbini janë dy nga qytetet me gjendjen më të vështirë financiare. Ndërsa për të përmirësuar situatën kërkohet që qeveria të rrisë fondet për bashkitë.
Parashikimet mbeten pesimiste edhe për këtë vit për shkak të zgjedhjeve pasi njësitë vendore neglizhojnë mbledhjen e të ardhurave.
TË ARDHURAT E BASHKIVE
2020 18.2 MLD LEKË
2019 20.6 MLD LEKË
RËNIA E TË ARDHURAVE SIPAS BASHKIVE
LEZHA -61.3%
KURBIN -46,6%
KAMËZ -43,3%
VORË -36,8%
KRUJË -32,6%
KAVAJË -32,2%
DURRËS -29,2%
PEQIN -23,5%