Përcaktohet finalisti i parë i Botërorit për Klube. Meksikanët e Tigres mposhtën 1-0 Palmeiras, skuadrën që fitoi Kupën Libertadores.
Sfida u vendos nga një gol me penallti i Andre-Pierre Gignac në minutën e 54-t. 35-vjeçari francez nuk gaboi nga pika e bardhë dhe ndëshkoi ekipin brazilian.
Katër minuta më vonë erdhi edhe reagimi i Palmeiras, por pozicion i parregullt. Skemë perfekte e mbrojtjes së Tigres që nxjerr kundërshtarët në pozicion të parregullt dhe goli u anulua.
? History for @TigresOficial ?
?? The Mexicans become the first @Concacaf team to reach the #ClubWC final as @10APG seals a deserved a win over @Palmeiras ?
? https://t.co/9SdhbNNLFg pic.twitter.com/kSmimFNPyN
— FIFA.com (@FIFAcom) February 7, 2021
Fitore e madhe e Tigres që do të përballet në finalen e madhe me fituesin e çiftit Bayern Munchen-Al Ahly, përballje që nis prej orës 19:00 të ditës së hënë. /abcnews.al