Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pa distancë, të gjithë presin mjekun, qytetarja: Teste s’ka, të shkoj të vdes? Personeli: Nesër…

schedule16:18 - 6 Shkurt, 2021

schedule 16:18 - 6 Shkurt, 2021

Nga Ajgena Korbi

U desh ndërhyrja e policisë për të vendosur rregull në qendrën shëndetësore numër 10 në Tiranë. Radha për të kryer testin e shpejtë për Covid-19 krijoji tension mes qytetarëve në pritje.

Ndërsa disa shkuan për të marrë shërbim, të tjerëve iu desh të kthehen në shtëpi pa u diagnostikuar ndonëse mjeku i familjes iu kishte caktuar ditën dhe orën e saktë për t’u testuar për koronavirus.

E kisha planifikuar që dje, na thonë kanë mbaruar numrat, ka vetëm 30 teste. Kam ardhur që në 8 nuk ka teste, 30 numra thonë se ka” thanë disa nga qytetarët.

Kjo është një ndër pikat më të mëdha të testit të antigenit në Tiranë. Këtu mjekët e familjes dërgojnë banorë të zonës që njihet si “Oxhaku” në kryeqytet, Dajtit, Zall Herrit, Zall Bastarit dhe Shëngjergjit, por për të dytën ditë radhazi testet e vëna në dispozicion sipas qytetarëve janë më pak se personat e planifikuar për ta kryer atë. “O zotëri kam tre ditë me temperaturë, jam shumë sëmurë, a të shkoj të vdes?” iu drejtua një qytetare.

Kur ti e ke lënë veten 5 ditë me temperaturë atëherë lerë dhe nesër, cfarë të them unë i shkreti, a do të bëhem unë tampon për ty zonjë?” tha njëri prej anëtarëve të personelit të qendrës shëndetësore.

Të shtunën nuk e patën të lehtë të merrnin shërbim as ata që nuk kishin nevojë të testoheshin për koronavirus. “Nuk ishte mjeku, nuk ka sistem fare” thanë dy të moshuar. Të gjithë presin për të takuar mjekun.

Disa të dyshuar për Covid 19 dhe të tjerë jo, por pavarësisht kësaj në oborrin e qendrës shëndetësore numër 10 në Tiranë shumë prej tyre duket se e kanë të vështirë të mbajnë distancë  ndonëse ditët e fundit numri I të prekurve  me koronavirus ka kaluar 1 mijë dhe kryeqyteti përbën vatrën më të nxehtë të infeksionit në Shqipëri./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!