Një mjek në spitalin rus ku lideri i opozitës Alexey Navalny u trajtua menjëherë pasi u helmua ka humbur jetën.
Sergey Maximishin, i cili ishte zëvendësmjeku kryesor i spitalit të urgjencës në Omsk, vdiq papritur në moshën 55 vjeç, sipas një deklarate të lëshuar nga spitali.
“Me keqardhje, ju informojmë se … zëvendës mjeku kryesor për anesteziologji dhe reanimacion të spitalit të urgjencës nr.1, asistent i departamentit të Universitetit Shtetëror Mjekësor të Omsk, PhD i shkencave mjekësore, Maksimishin Sergey Valentinovich ndërroi jetë”, – tha spitali në një deklaratë, e cila nuk përmendte shkakun e vdekjes.
Navalny u shtrua në spital më 20 gusht, pasi u helmua me agjentin nervor Novichok.
Avioni në të cilin po udhëtonte Navalny, bëri një ulje emergjente në Omsk. Maximishin nuk dha asnjë njoftim për shtyp në kohën e shtrimit në spital të Navalny./abcnews.al