The Weeknd ka qenë në qendër të vëmendjes muajt e fundit për shkak të disa ndryshimeve në fytyrën e tij, që i kanë habitur jo pak fansat, pasi u shfaq në “American Music Awards” i mbuluar me fasha. Një tjetër moment që bëri bujë në media ishte pamja e tij në klipin me proteza të ekzagjeruara, ku dukej se imitonte personat me operacione plastike.
Lidhur me këtë, këngëtari kanadez ka folur në një intervistë për “Variety”, ku është shprehur: “Domethënia pas atyre fashave në kokë është reflektimi mbi kulturën absurde të VIP-ave të Hollywood dhe njerëzve që manipulojnë vetveten për arsye sipërfaqësore për t’u kënaqur dhe për t’u dukur të vlefshëm.”
Ndërkohë, kujtojmë që këngëtari kanadez njoftoi se ka shtyrë turin botëror”After Hours” për të dytën herë për shkak të situatës së krijuar nga pandemia. Fillimisht ishte të planifikuar të niste këtë verë, por tashmë ai ka marrë vendimin për në 14 Janar të vitit të ardhshëm nga ku di të nisë në Vancouver. /abcnews.al