Taylor Swift i përdori emrin për titullin e albumit, parku i lojrave padit këngëtaren

schedule17:52 - 4 Shkurt, 2021

schedule 17:52 - 4 Shkurt, 2021

Këngëtarja e njohur, Taylor Swift është paditur nga parku i lojrave, Evermore në Shtetet e Bashkuara.

Sipas zyrtarëve, albumi i fundit i këngëtares ka shkelur markën tregtare duke përdorur të njëjtin emër. Pronari i parkut ka thënë se lancimi i albumit ‘Evermore’ nga Sëift, ka shkaktuar dyshime nëse kishte lidhje me parkun.

Sakaq, parku ka pasur “rënie dramatike” në faqen e tij të internetit pas publikimit të albumit.

Ndërsa avokatët e Swiftit janë përgjigjur që diçka e tillë nuk ka bazë. Ata shkruan në një letër të depozituar në gjykatë: “Për më tepër, klienti juaj nuk ka pësuar asnjë dëm dhe në fakt, ka deklaruar haptas se lëshimi i albumit të znj. Swift krijon një ‘mundësi marketingu’ për parkun”.

Por pronari i parkut, i cili po kërkon miliona dollarë dëmshpërblim ka thënë se emri i takon markës së tij tregtare dhe Swift e ka shkelur atë që kur filloi ta shiste albumin.

Në dhjetor, pronari i kishte shkruar ekipit juridik të Swift për të thënë se ishte “i hapur për të diskutuar kushtet e arsyeshme për ndërprerjen e përdorimit” të markës tregtare./abcnews.al