Turistët pozojnë nudo në shatërvan

schedule19:34 - 22 Gusht, 2018

schedule 19:34 - 22 Gusht, 2018

Autoritetet italiane janë në kërkim të dy turistëve të cilët pozuan nudo në një set fotografik brenda një shatërvani në Romë, i cili është ngritur në nder të të vrarëve në luftë.

Të huajt u regjistruan duke bërë fotografi në shatërvanin “Altare dela Patria” , përkujtimore e ribashkimit të Italisë dhe e ushtarëve të rënë dëshmorë gjatë Luftës së Parë Botërore. Në filmimin e shpërndarë nëpër rrjetet sociale, njëri nga turistët zhvishet tërësisht dhe pozon para kamerave.

Policia ka kërkuar ndihmën e kosulatave të huaja për të identifikuar të dy të akuazuarit. Ata u shprehën se: “kanë ofenduar në mënyrë serioze këtë monument kombëtar dhe memorialin e atyre të cilëve u është detikuar.”

Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini, e shpërndau materialin në llogarinë e tij në Tuiter me përshkrimin: “Do të dija si ti “edukoja” këta idiotë nëse kapen. Italia nuk është tualeti i tyre. Është në kundërshti me ligjin të notosh apo të futesh në shatërvanet historike të Romës dhe ata që e bëjnë diçka të tillë rrezikojnë të gjobiten.”/abcnews.al