Franca gjobitet për mos respektim të marrëveshjes së Parisit

schedule12:52 - 4 Shkurt, 2021

schedule 12:52 - 4 Shkurt, 2021

Një gjykatë administrative në Paris ka marrë një vendim historik, duke dënuar shtetin francez të paguajë simbolikisht një euro, pasi nuk ka bërë atë që duhet përballë ndryshimeve klimatike. Me pak fjalë, Franca nuk ka respektuar detyrimet që vijnë nga marrëveshja për klimën të firmosur në vitin 2015, pikërisht në Paris. Në 14 janar gjykata analizoi kërkesën e katër organizatave jo fitimprurëse: Oxfam, “Puna jonë për të gjithë”, Greenpeace dhe fondacioni Nicolas Hulot.

Në vitin 2018 katër organizatat mblodhën 2.3 milion firma në më pak se një muaj në mbështetje të akuzës ndaj shtetit se po tregohej indiferent ndaj këtij fenomeni. Një mobilizim i paprecedentë në Francë për një çështje klimatike

Tashmë për herë të parë, gjykata pranoi ekzistencën e një dëmi ekologjik në lidhje me ndryshimin e përbërjes së atmosferës, duke e mbështetur vendimin në mos respektimin e detyrimeve, për reduktimin e emetimit të gazrave mes 2015 – 2018. Parisi duhej t’i kishte reduktuar me 40% brenda 2030-ës, duke arritur neutralitetin e karbonit brenda vitit 2050. Nga ana e saj qeveria franceze e ka pranuar vendimin duke ripërsëritur impenjimin për të arritur objektivat klimatikë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!