Ushtria bllokon Facebook-un pas grushtit të shtetit në Mianmar

schedule10:07 - 4 Shkurt, 2021

schedule 10:07 - 4 Shkurt, 2021

Sundimtarët ushtarakë të Mianmarit kanë bllokuar aksesin në Facebook, disa ditë pasi përmbysën qeverinë demokratike.

Zyrtarët thanë se platforma e mediave sociale,  për shumë në Mianmar e vetmja qasje në internet do të bllokohej për hir të “stabilitetit”.

Facebook është bërë një pikë kryesore ku bëhen njoftimet për kundërshtimin e grushtit të shtetit, përcjell abcnews.al.

Cili është roli i Facebook?

Ministria e Komunikimeve dhe Informacionit tha se hyrja në Facebook do të bllokohet deri në 7 shkurt.

Anthony Aung, i cili drejton një agjenci turistike në Yangon, qyteti kryesor, i tha BBC në një moment se ai ende kishte qasje përmes WiFi.

“Njerëzit rreth meje të gjithë po nxitojnë të shkarkojnë aplikacione alternative dhe VPN, rrjete private virtuale”, tha ai.

Disa orë më vonë, Aung tha se Facebook kishte ndaluar së punuari plotësisht.

Gjysma e 53 milion njerëzve të Mianmarit përdorin Facebook dhe aktivistët kanë krijuar një faqe për të bashkërenduar kundërshtimin e grushtit të shtetit. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!