Sherr për parkimin, Florenc Hoxha shoqërohet në komisariat

schedule22:17 - 3 Shkurt, 2021

schedule 22:17 - 3 Shkurt, 2021

Sërish telashe me drejtësinë. Ish-kreu i policisë Bashkiake të Tiranës, Florenc Hoxha është shoqëruar në komisariat mbrëmjen e sotme pas një sherri me një person në zonën e ish-Tregu Elektrik në kryeqytet.

Gazetarja e ABC, Xhensila Kodra mëson se Hoxha është konfliktuar me një person për parkim. Konflikti agravoi duke sjellë ndërhyrjen e policisë për t’i shoqëruar më pas të dy në komisariatin nr. 1 në Tiranë për sqarimin e rrethanave.

Florenc Hoxha është një emër i njohur pasi ka qenë drejtori i policisë bashkiake të Tiranës në kohën që e drejtoi Lulzim Basha, ndërsa ka pasur edhe më parë probleme me drejtësinë për protestat e zhvilluara nga opozita, apo dosjen “Babale”./ db/Abcnews.al