Fikayo Tomori është një nga tre goditjet e Milanit në merkaton e janarit. “Djalli” arriti akordin me Chelsea për huazimin e mbrojtësit deri në fund të sezonit, me të drejtë blerje në verë për një shumë rreth 30 milion eurosh.
23-vjeçari është prezantuar në mënyrën më të mirë me ekipin dhe tifozët e rinj. Dy ndeshje deri tani, një një kampionat dhe një në Kupën e Italisë, dhe të dyja pozitive. Një goditje super dhe inteligjente e Paolo Maldinit dhe përforcim cilësor për Piolin.
Davide Calabria, një ndër më të mirët e Milanit këtë sezon, tregohet i sinqertë në lidhje me Tomorin, të cilin e vlerëson në prononcimin e dhënë për kanalin zyrtar të Milanit. “Të them të drejtën, nuk e njihja fare si lojtar.
Ai është një lojtar i mirë, ka personalitet dhe vjen nga një skuadër e madhe si Chelsea. Po flasim për një mbrojtës shumë agresiv, që i përshtatet stilit tonë të lojës. Prania e tij na qetëson dhe na jep siguroi, ndaj Bolognas zhvilloi një ndeshje shumë të mirë“, thekson Calabria. /abcnews.al