Pfizer dërgoi ngarkesën e parë, marrin dozën e dytë 125 mjekë e infermierë

schedule20:02 - 3 Shkurt, 2021

schedule 20:02 - 3 Shkurt, 2021

Me ardhjen e 1170 dozave nga kompania Pfizer, 125 mjekë dhe infermierë të spitaleve COVID kanë marrë dozën e dytë të vaksinës. Lajmin e bën të ditur ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu me anë të një postimi në Facebook.

Po ashtu, Manastirliu shkuan se vijon vaksinimi i stafeve mjekësore që janë drejtpërdrejtë të ekspozuar ndaj virusi në spitalet Covid.

“Stadiumi Air Albania 125 mjekë dhe infermierë të spitaleve #COVID kanë marrë dozën e dytë të vaksinës, teksa #vijon vaksinimi i stafeve mjekësore të vijës së parë,” shkroi ministrja në Facebook.

Dozën e dytë të vaksinës së Pfizer e mori të martën edhe kryeministri Edi Rama.

?Stadiumi Air Albania ?? 125 mjekë dhe infermierë të spitaleve #COVID kanë marrë dozën e dytë të vaksinës, teksa #vijon vaksinimi i stafeve mjekësore të vijës së parë ✅

#ShqipëriaBuzëqesh?

Posted by Ogerta Manastirliu on Wednesday, February 3, 2021

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!