Lagja “Mangalem” në Berat e mbrojtur nga UNESCO do ketë një hapësirë të re publike. Për këtë arsye u pa e domosdoshme shembja e shkollës 9 vjecare “Llambi Goxhomani” e ndërtuar në vitet 1950.
Pas një vlerësimi të kryer nga UNESCO, shkolla dëmtonte imazhin e lagjes muzeale dhe Bashkia e Beratit vendosi shembjen e saj.
Deri në ndërtimin e një shkolle të re nxënësit janë shpërndarë për të ndjekur mësimin në shkolla të tjera. Nga ana e saj Bashkia e Beratit konfirmon se në këtë hapësirë nuk do të lejohet asnjë ndërtim i ri./ db/Abcnews.al