Abrashi u mor me plan, Xhaka operohet dhe mbyll sezonin

schedule16:44 - 3 Shkurt, 2021

schedule 16:44 - 3 Shkurt, 2021

Taulant Xhaka e ka mbyllur sezonin me skuadrën e Basel, pas një dëmtimi të pësuar në gju. Ditën e sotme mesfushori, i cili ka qenë edhe pjesë e kombëtares së Shqipërisë, ka njoftuar se operimi i ka shkuar mirë.

Bëhet fjalë për një ndërhyrje në ligament, që zakonisht i lë futbollistët jashtë fushave të blerta për të paktën gjashtë muaj. Xhaka fillimisht do të nisë terapinë, për të vijuar më pas me vrapimet dhe ushtrime të tjera.

Mesfushori së fundmi kishte rinovuar kontratën me Baselin dhe dëshira është ta mbyllë atyre karrierën. Skuadra zvicerane, duke pasur parasysh dëmtimin e Xhakës, mori në huazim nga Freiburg Amir Abrashin, lojtarin e kombëtares shqiptare. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!