Mediat gjermane raportojnë për shfaqjen për herë të parë të mutacionit anglez të koronavirusit në rajonin e Hochtaunus. Siç raporton ” Frankfurter Allgemeine Zeitung (Faz.net)“, mutacioni B.1.1.7 u konstatua tek një vajzë 22-vjeçare, e cila ishte kthyer nga Shqipëria.
Mjekët dyshuan fillimisht për koronavirusin që ka qarkulluar deri më tani, por pas analizave në një laborator më të specializuar u konstatua se në fakt bëhej fjalë për mutacionin anglez B.1.1.7.
Vajza është në gjendje të stabilizuar shëndetësore dhe po mbahet në karantinë, raporton abcnews.al.
Deri më tani, autoritetet shqiptare nuk kanë asnjë informacion nëse mutacioni anglez i koronavirusit ka hyrë apo jo në territorin e vendit.
Megjithatë zbulimi i B.1.1.7 tek vajza e kthyer nga Shqipëria është një tregues i rendësishëm për të kuptuar se Shqipëria po përballët aktualisht edhe me këtë mutacion të ri pavarësisht se laboratorët e ISHP-së nuk e konstatojnë dot. /abcnews.al

