COVID-19/ Meksika aprovon vaksinën ruse Sputnik V

schedule14:27 - 3 Shkurt, 2021

schedule 14:27 - 3 Shkurt, 2021

Meksika ka lëshuar një autorizim për përdorim emergjent për vaksinën ruse Sputnik V, tha Zëvendës Ministri i Shëndetësisë Hugo Lopez-Gatell në një konferencë shtypi të martën.

“Meksika tashmë ka nënshkruar një kontratë për të marrë vaksinën Sputnik V dhe ne po presim 400,000 doza në Shkurt, 1 milion në Mars, 6 milion në Prill dhe pjesën tjetër në maj,” tha ai.

Miratimi erdhi menjëherë pasi Sputnik V rezultoi 91.6% efektiv në parandalimin e Covid-19 dhe 100% efektiv në parandalimin e sëmundjeve të rënda, sipas një analize të dhënave të fazës 3 të botuar në revistën mjekësore The Lancet.

Meksika ka raportuar më shumë se 1.8 milion raste me Covid-19 dhe 159,533 viktima, sipas Universitetit Johns Hopkins./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!