Aktorja australiane, Rebel Wilson ka konfirmuar se është ndarë nga i dashuri i saj, Jacob Busch. 40-vjeçarja publikoi një foto në Instagram, ku shfaqej me një fustan xhins blu jashtë një rimorkio.
Ndërkohë, ajo e ka bërë të qartë në mbishkrimin e saj se ishte beqare, duke shkruar “shumë gjëra në mendjen time, vajzë beqare”.
View this post on Instagram
Kujtojmë që Rebel dhe Jacob janë së bashku prej një viti dhe dalja e tyre e parë publike ishte në tapetin e kuq së bashku në “Monte Carlo Gala for Planetary Health” në Monako në shtator të vitit 2020.
Ata u fotografuan për herë të fundit së bashku më 21 dhjetor ndërsa ishin në një udhëtim me ski në Kolorado./abcnews.al