SHBA presion Turqisë për t’u tërhequr: Po minoni NATO-n me raketat ruse “S-400”

schedule23:39 - 2 Shkurt, 2021

schedule 23:39 - 2 Shkurt, 2021

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA Jake Sullivan bisedoi sot me zëdhënësin e Presidentit turk Ibrahim Kalin duke i shprehur kundërshtimin e fortë të Uashingtonit për blerjen e sistemit të mbrojtjes raketore ruse.

Ai tha se administrata e re e SHBA synon ta bëjë NATO-n një shtyllë kryesore të politikës së saj për të forcuar sigurinë transatlantike. Në këtë plan, ai ngriti çështjen e blerjes së sistemit rus S-400 nga Ankaraja, duke thënë se kjo minon koherencën dhe efektivitetin e aleancës së NATO-s.

Sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë, “Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan foli sot në telefon me Ibrahim Kalin, zëdhënës i Presidentit të Turqisë.

Sullivan nënvizoi dëshirën e administratës Biden për të ndërtuar lidhje konstruktive SHBA-Turqi për të zgjeruar bashkëpunimin dhe për të menaxhuar mosmarrëveshjet në mënyrë efektive.

Ai shprehu synimin e qeverisë për të forcuar sigurinë transatlantike përmes NATO-s, duke shprehur shqetësimin se blerja nga Turqia e sistemit raketor rus S-400 minon kohezionin dhe efektivitetin e aleancës. Sullivan mirëpriti rifillimin e bisedimeve mes Turqisë dhe Greqisë.

Ata ranë dakord të punojnë së bashku për sfidat globale, të tilla si pandemia COVID-19 dhe ndryshimi i klimës dhe të konsultohen nga afër për çështjet rajonale me interes të përbashkët” mbyllet deklarata nga SHBA./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!