“Më dridhet trupi, të hënksha m*tin me jep pak bukë”, mesazhet që pacientja i dërgonte Tires

schedule21:23 - 2 Shkurt, 2021

schedule 21:23 - 2 Shkurt, 2021

Ngjarja e rëndë e cila tronditi opinionin publik është sjellë sërish në vëmendje.

Këtë të martë janë publikuar mesazhe të reja dëshpëruese që pacientja e ndjerë i dërgonte Tire Alldervishit, ku i lutej për t’i dhënë ushqim.

Këto mesazhe janë publikuar nga emisioni Stop , duke sjellë detaje të rënda të sanitares Alldervishi që i mori 8 milionë Lekë të vjetra vajzës së pacientes që vdiq nga koronavirusi, me qëllim që t’i shërbente.

Lexo edhe: Skandali me sanitaren e COVID-2, gjykata jep vendimin për Tire Alldervishin

Sanitarja Tire Alldervishi që pretendonte se ishte infermiere në spitalin Covid 2 dhe infermierja e Covid 1, Ronida Hysa, janë arrestuar dhe akuzuar pasi zhvatën dhe grabitën pacientët me Covid-19.

Lexo edhe: Hetuesit “zbërthejnë” telefonin e Tires, merren në pyetje mjekët e COVID-2

Viktima që ndërroi jetë në spitalin Covid 2 në fund të Dhjetorit i është përgjëruar Tires për bukë dhe ujë, edhe pse kjo e fundit merrte para nga vajza e pacientes, që Tire Alldervishi t’i shërbente të ëmës.

Në datën 6 Dhjetor në mëngjes, pacientja e ndjerë i drejtohej Tires: “Të hënksha m****, hajde 1 sekondë”.

Por 45 minuta më vonë, Tirja nuk ishte dukur dhe pacientja e kërkonte sërish me dëshpërim.

“O Tire, hajde të hënksha m****. Ku je? Hajde”.

Kjo ishte thirrja e qytetares që vuante nga Covidi dhe nga anti-humanizmi.

A e takove Anin”, vijonte ajo më tej duke shpresuar që paratë e së bijës që mbushnin xhepat e Tires do të zbusnin vuajtjes e saj.

Në 12 Dhjetor, në orën 09:30 të mëngjesit, pacientja që vuante edhe nga diabeti, ende nuk kishte ngrënë mëngjes dhe i lutej Tires sikur t’i kishte shpirtin në dorë.

“O Tire, po më dridhet trupi për bukë. Po më bie diabeti, hajde shpejtë”.

Pas gjysmë ore, pacientja sërish e pangrënë, i përgjërohet sanitares Tire Alldervishi.

“Të thashë më jep çik bukë, më ike”.

Më 13 Dhjetor në drekë, sërish lutje për vaktin e radhës.

“Kur do të ha bukë. S’ma bërë insulinën, të lutem hajde pak. O Tire hajde pak të lutem”.

Pesë ditë më pas, më 15 Dhjetor në mëngjes, e ndjera i drejtohej sërish asaj që e paguante për t’i dhënë një copë bukë.

“Pse më tradhtove? Jam keq. Më kthe përgjigje”.

Por Tirja, që thoshte se pacienten e kishte teze, mjaftohej t’i thoshte: “Mirëmëngjes teze. Jam në shtëpi, jo në punë”.

Në këtë pikë, komunikimi bëhet gjithmonë e më i dëshpëruar pasi edhe pacientja po jetonte fundin e saj.

“Të du shumë, hajde pak. Hajde më jep pak ujë. A je në punë? Hajde më vrit me duart tuaja dhe ik”.

Gjithë ky komunikim nxjerr në pah jo vetëm që Tirja merrte para për shërbime që pacientët duhet t’i kishin në spital./marre nga tv.klan.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!