Obeziteti, zgjidhja “Sleeve Gastrectomy” në Spitalin Amerikan, flet kirurgu Burak Koza

schedule15:15 - 2 Shkurt, 2021

schedule 15:15 - 2 Shkurt, 2021

Personat që kanë probleme me obezitetin tashmë mund të marrin zgjidhje në Spitalin Amerikan.

Kirurgu i përgjithshëm turk, dr. Burak Koza shpjegon llojet e obezitetit të cilat ndikojnë në jetën e pacientëve në shumë drejtime.

 “Obeziteti është mbipesha dhe ka disa vështirësi të mëdha n ëpërditshmeri dhe ka shumë rrezikshmeri  për sëmundje shoqëruse”, ka thënë kirurgu.

Kirurgu tregon teknikat që kryhen në Spitalin Amerikan, si kirurgjikale, po ashtu dhe jo kirurgjikale për pacientët, duke veçuar ndërhyrjen laparoskopike me “Sleeve Gastrectomy”.

“Një person me obezitet tamam ka nevojë për kirurgji”, është shprehur mjeku Koza.

Metoda “Sleeve Gastrectomy” përpos rënies në peshë, ka një sërë përfitimesh për pacientin edhe për probleme të tjera shëndetësore, si diabeti apo problemet me gjymtyrët

“Shumica e pacientëve ka problem me gjymturët, nëse vijon me mbipeshën shfaqen probleme të shumta gjymtyrësh. Pas rikthimit të normalitetit ulen problemet e hipertensionit dhe të diabetit, për ti dërguar në parametra normalë”, ka thënë mjeku.

Teknika me “Sleeve Gastrectomy” i mundëson pacientëve obezë që të ketë një jetë normale brenda një kohe të shkurtër. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!