Sekuestrohen njësi shërbimi dhe apartament në pronësi të vëllezërve Habilaj në Vlorë

schedule12:09 - 31 Tetor, 2017

schedule 12:09 - 31 Tetor, 2017

Me vendim të Gjykatës së Vlorës janë sekuestruar në këtë qytet disa prona të vellezërve Habilaj. Ato dyshohet se janë krijuar me para, të ardhura nga aktiviteti kriminal i narkotrafikut.

6 prona të regjistruara në emër të vellezërve Habilaj janë sekuestruar me vendim të gjykatës së rrethit Vlorë.
Këto janë disa nga pronat e sekuestruara të Moisi, Artan dhe Florian Habilaj, të cilat sipas gjykatës, dyshohen se janë krijuar nga aktivitetit kriminal në fushën e narkotrafikut.
Policia e Vlorës ka ekzekutuar vendimin e gjykatës së shkallës së parë për të vendosur masën e sigurimit financiar “Sekuestro- preventive”, për 2 njesi shërbimi me sipërfaqe rreth 300 metra katror në qendër të qytetit të Vlorës.
Po ashtu janë sekuestruar edhe tre apartamente banimi në Vlorë, si një tjetër objekt njesi shërbimi dhe banimi në pronësi të Artan Habilajt. Policia bën të ditur se vijon puna për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera të këtyre personave, që kanë buruar nga aktiviteti kriminal. Këta persona janë të dyshuar për kryerjen e veprës penale ”Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

 

https://youtu.be/7zi3O6SSRD4

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!