Fonseca “fal” Edin Dzekon, kapiteni kthehet në stërvitje pas 10 ditësh

schedule15:35 - 2 Shkurt, 2021

schedule 15:35 - 2 Shkurt, 2021

Mesa duket gjërat në ekipin e Romës po kthehen drejt normalitetit. Sipas raportimit të “Il Messaggero”, trajneri Fonseca e ka falur kapitenin Edin Dzeko dhe marrëdhënia jo e mirë mes tyre tashmë i përket së kaluarës.

Mësohet se boshnjaku është rikthyer mëngjesin e sotëm për herë të parë në stërvitje, pas plot 10 ditësh, edhe pse flitej se ai ishte i dëmtuar. Gazeta italiane zbulon se 34-vjeçari është stërvitur me lojtarët që nuk luajtën me Hellas Veronën dhe me shumë mundësi do të grumbullohet për ndeshjen e madhe me Juventusit.

 

Edhe pse Dzeko do të jetë pjesë e ekipit, në formacion do të jetë Borja Mayoral, i cili ka treguar një formë shumë të mirë në ndeshjet e fundit. Kujtojmë që në ditët e fundit flitej shumë për një shkëmbim mes sulmuesit dhe Alexis Sanches të Interit, por diçka e tillë nuk u realizua. /abcnews.al