Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është përqendruar tek programi politik i opozitës për zgjedhjet e 25 prillit.
Basha përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se angazhimi i parë është minimum 110,000 vende të reja pune.
Sipas Bashës, krijimi i vendeve të punës është jetim për stabilitetin ekonomik, ndër të tjera ai thekson se ka ardhur koha që të largohet kjo qeveri për një qeveri të re.
“Angazhimi i parë i programit tonë është minimumi 110,000 vende të reja pune për shqiptarët.
Krijimi i vendeve të punës është jetik për stabilitetin ekonomik dhe çelësi për njerëzit që të investojnë në veten e tyre dhe fëmijët e tyre.
Ka ardhur koha ta largojmë këtë qeveri dhe të sjellim një qeveri të re, që kujdeset për njerëzit e jo për veten e saj”, shkruan Basha.e.su./abcnews.al