“Mazrekaj donte ta linte futbollin, nuk iu bashkua Laçit për para”

schedule00:07 - 2 Shkurt, 2021

schedule 00:07 - 2 Shkurt, 2021

Shpëtim Duro vazhdon të prekë tema të tjera në emisionin “Pressing” në ABC. Trajneri i Laçit e nis me Mentor Mazrekajn, i cili po shkëlqen tek ekipi kurbinas, duke zbuluar edhe prapaskenën e afrimit të tij te Laçi.

Mazrekaj? Vetëm për të më pyesin. Dihen vlerat e tij kur ka qenë te Partizani, ka qenë më i miri në kohën që isha pjesë e Partizanit. Në verë u takova me presidentin e Laçit. Rastësisht i thashë: merre Mazrekajn, sepse dua ta kthej në futboll. Ramë dakord si përfundim, Mentori nuk e dinte.

I thashë presidentit që kam besim se do të të bëjë punë. Telefonova lojtarin, i cili më tha se po më bën një nder të madh. Tha se dua të vij jo për para, dua të tregoj veten. Ai di të luajë futboll, e kam ndjekur edhe në distancë që ka pasur gjendje. 

Ai është tjetërsuar edhe në aspektin fizik, pasi me topin është mjeshtër. Ai është futur në ritmin e skuadrës, shënon gola dhe i jep frymëmarrje skuadrës, futen në ingranazhe edhe gjëra të tjera prej tij.

 

Po e aktivizoj si sulmues të dytë, kam sakrifikuar në këto dy ndeshje Xhixhën, një lojtar i rëndësishëm. Nwabueze, sulmuesi më i mirë i Laçit, vetëm dy ndeshje ka luajtur me mua. Nuk do e merrja Laçin nëse nuk do ishte Nwabueze, e kam thënë edhe më parë.

Laçi po ai formacion është, ka marrë vetëm Obanor dhe Mustën. Mos të harrojmë Turkajn, një lojtar shumë i mirë. Laçi ka luajtur mirë edhe para meje, ishte fati i keq që nuk kanë marrë pikët.

E kam marrë me 7 pikë ekipin. Kemi rikuperuar, por bëmë sërish gabime dhe Vllaznia është larguar. Kemi gabuar të gjithë, prandaj them që Vllaznia është e avantazhuar.

Skuadra ime i ka bërë të gjithë ndeshjet shumë të mira. Ndeshja më e dobët ishte ajo me Apoloninë, edhe pse pati gabime arbitrare, të gjithë ndeshjet e tjera i ka bërë me stabilitet. Jam shumë i kënaqur me rendimentin dhe ekuilibrin e skuadrës.

 

Kemi shënuar rregullisht, nuk na kanë rrezikuar shumë kundërshtarët. Kemi pasur edhe shumë mungesa, Mazrekaj nuk luan ndaj Vllaznisë. Vetëm me Teutën e kam pasur ekipin e plotë. Jam i kënaqur për ekuilibrin e skuadrës.

Mazrekaj ishte në formë të shkëlqyer, skuadra u mësua me të. Mungesë e rëndësishme, por kemi alternativa, si Xhixha dhe Harmon. Harmon ka bërë shumë mirë, por Mazrekaj ka cilësi të tjera.

Laçi për kampion? Kur m’u afrua ekipi, nuk kisha qejf ta merrja, vetëm prej diferencës me kreun, e dija se ekipi ishte për kampion. Presion? Ku nuk ka presion?! Vllaznia nuk ishte për kampion, por doli me meritë kandidat“, deklaron Duro. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!