Kanë mbërritur në Institutin e Shëndetit Publik, 1170 dozat e para të sjella nga kompania Pfizer në vendin tonë.
Në pamjet e siguruara nga ABC shfaqet autokolona e mjeteve që sjellin në ISHP ngarkesën ndërsa në ambientet e institucionit priste drejtoresha Albana Fico si dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
Vaksinat e Pfizer mbërritën mbrëmjen e së hënës në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe do të shkojnë sërish për ekipet mjekësore që janë edhe më te ekspozuarit ndaj virusit.


