Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Humori si një forcë e fuqishme politike

schedule17:18 - 30 Janar, 2021

schedule 17:18 - 30 Janar, 2021

Nga Serghei Sadohin, Brussels Times

Komediani i famshëm ukraino-rus Mikhail Zhvanetsky shkroi se “një cilësi e ulët e jetës, ushqen një cilësi të lartë të humorit”. Po sipas tij “nën totalitarizmin, truri i aktorit të humorit duhet të funksionojë më mirë”.

Nën regjimin Sovjetik, humori therës i Zhvanetsky,ishin shprehje e ankesës popullore të maskuar nën humorin e tij. Humori ishte një portë e jashtëzakonshme për t’i shprehur këto ankesa publikisht pa u përballur me pasoja të rënda, ndaj vlerësimi për humoristët sovjetikë që arritën t`a bënin këtë ishte shumë i lartë.



Duke u shprehur për kohë më të mira pas shembjes së regjimit Sovjetik, Zhvanetsky shtoi me shaka:“Padyshim që humori i sotëm në Rusi është përkeqësuar shumë. Pra, a do të thotë kjo…? Epo… Ndoshta… ”. Është e vështirë të thuhet nëse dikush mund të vendosë një vijë të drejtpërdrejtë midis humorit dhe shtypjes.

Tek e fundit humori britanik është me famë botërore, dhe tani me sa duket në debatet e Parlamentit Evropian do të mungojë jo pak). Por ajo që është e sigurt, është se humori ka qenë gjithmonë një mjet i fuqishëm në arenën politike.

Po përmes një toni humoristik, lideri i opozitës ruse Alexey Navalny e ekspozoi “pallatin” e bujshëm të Vladimir Putinit në një video investigative të cilën e ai publikoi në YouTube. Video, dhe sidomos helmimi dhe arrestimi i Navalny, shkaktoi protesta të përhapura në të gjithë Rusinë.

Por ndërsa protestat kundër vetë regjimit në Rusi nuk janë një gjë e re, arsyet për të tallur personalisht presidentin e rezervuar rus janë mjaft të pakta. Vetë protestat mund të shtypen me forcë, por memet dhe këngët që përhapen shumë rreth “aqua disko” të Vladimir Putin do të jenë më të vështira për t’u zhdukur në të ardhmen e afërt.

Në një artikull që shkrova në dhjetorin e vitit të shkuar, unë argumentova se udhëheqësit autoritarë lulëzojnë përmes mistereve dhe sekreteve. Fuqia e tyre bie kur misteret e tyre zbulohen, por edhe më shumë kur kjo gjë bëhet me tallje dhe humor.

Zbulimi i sekreteve përmes humorit është një sulm i dyfishtë, pasi shakatë janë sekrete më vete:ato janë për të qeshur vetëm kur flasin për diçka në mënyrë indirekte. Shakaja ka një mesazh të dyfishtë, pasi synimi i saj i vërtetë është gjithmonë i fshehur pas fjalëve ose imazheve, por asnjëherë nuk përmendet drejtpërsëdrejti.

Pa maskimin e saj, një shaka është thjesht një informacion i thjeshtë, por jo më një shaka.

Nga të gjitha mjetet e kritikës, udhëheqësit autoritarë janë veçanërisht alergjikë ndaj satirës.

Në vitin 2014, para publikimit të filmit komik amerikan “The Interview” (Intervista)që vë në lojë Kim Jong-un, Koreja e Veriut e kërcënoi SHBA-në me një luftë të vërtetë.

Por ndërsa një luftë e vërtetë për fat të mirë nuk ndodhi, Hollivudi pësoi shumë sulme kibernetike nga koreano-veriorët, duke ekspozuar disa fakte të turpshme për shumë yje të botës së kinemasë. Nën presionin e brendshëm, filmi u ndalua të dilte në kinema, duke u lejuar të publikohej vetëm në internet.

Disa vjet më vonë, komediani gjerman Jan Böhmermann gati sabotoi marrëveshjen e BE-së me Turqinë mbi emigrantët, kur ai u tall me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan,që kërkoi ndjekjen penale të komedianit në Gjermani.

Edhe ish-presidenti Donald Trump, tregoi gjithashtu disa prirje diktatoriale kur paditi komedianin Bill Maher, pasi ky e pyeti me shaka nëse ish-presidenti amerikan ishte lindur nga një majmun orangutan.

Ndërsa komedia nuk e merr veten seriozisht, ajo është marrë shumë seriozisht nga udhëheqësit politikë. Niçe shkruante dikur se “kundërshtimi, shmangia, mosbesimi i gëzueshëm dhe dashuria ndaj ironisë, janë shenja të shëndetit; gjithçka absolute i përket patologjisë”. Zhvanetsky nuk ishte as politikan dhe as filozof. Por ai thoshte se ndryshimi midis të dyve është i thjeshtë:Një politikan nuk ju thotë kurrë mendimet e tij, por tuajat”. /Përktheu: Alket Goce-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!