Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

FOTO/ Kuq e zi, Ava Max pozon me ngjyrat e flamurit kombëtar

schedule15:42 - 1 Shkurt, 2021

schedule 15:42 - 1 Shkurt, 2021

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Ava Max, është dalluar për stilin e saj të veçantë në ‘look’.

Së fundmi, artistja publikoi në rrjetin social Instagram disa fotografi të reja, ku u shfaq duke pozuar nën ngjyrat kombëtare, kuq e zi.

Ajo është kthyer nga një bionde e theksuar në një vajzë me flokë të zeza, teksa për veshje të ditës kishte zgjedhur një kostum të kuq, kombinuar me një bluzë të zezë.



Kjo paraqitje e saj ka konsistuar edhe me ngjyrat e flamurit të shtetit prej nga ka prejardhjen, është pëlqyer dhe komentuar në masë të madhe nga fansat e saj.

Ava, e cila vjen nga Qeparoi i Sarandës, e ka theksuar gjithmonë me krenari origjinën e saj shqiptare.

“Po, po dhe po! Ndjehem sikur e kam thënë tani për vite me radhë dhe i kam thënë vetës hajde pra, është koha të shkoj atje! Kështu që po premtoj se do të vij në Shqipëri. Prejardhja ime është shumë e rëndësishme për mua dhe atë se kush jam tani. Prindërit e mi u zhvendosën këtu nga Shqipëria dhe ma kanë ngulitur këtë krenari të pabesueshme për vendin tonë. Mezi pres të vij”, është shprehur 26 vjeçarja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!