E bija feston ditëlindjen, Sabri Fejzullahu emocionon me fjalët: Drita e syve të mi

schedule14:48 - 1 Shkurt, 2021

schedule 14:48 - 1 Shkurt, 2021

Vajza e këngëtarit të mirënjohur Sabri Fejzullahu, Bulza feston ditëlindjen e 34-të. Mes urimeve të shumta, ka spikatur ai i legjendës së muzikës, i cili ka shkruar fjalët më të ëmbla për të bijën. Krahas fotos që ka ndarë me të, Sabriu shkruan se nuk gjen fjalë për të përshkruar dashurinë që ka për të.

“Çdo ditëlindje e jotja kur vjen, unë bie në hall qysh me të uruar oj drita e syve të mi, o dielli jem që më ngroh e më shumë larg je. O ty Bulza e jem të bekoftë Perëndia e i festofsh edhe 100 me Stinën, me Rigën e me Vetonin që kur e di që të duan dhe i don, veç atëherë më pushon shpirti. Nostalgjia e Babit.”, ka shkruar këngëtari.

Ndërkohë, disa fjalë prekëse ka shkruar dhe Ermali për të motrën. “Urime ditëlindjen motër…të dua sa krejt botën. Edhe 100”, ka shkruar ai krahas fotos ku shihet duke përqafuar Bulzën./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!