Mesfushori i Milanit, Franck Kessie, po shkëlqen këtë sezon dhe po tregon se është një nga lojtarët më të rëndësishëm që kuqezinjtë kanë. Duke parë paraqitjet e tij drejtuesit e klubit kërkojnë që t’ia rinovojnë sa më parë kontratën, duke mësuar këtu nga situatat e vështira të krijuara me Calhanoglu apo me Donnarummën.
Lojtari nga Bregu i Fildishtë i përfundon kontrata aktuale në qershorin e vitit të ardhshëm dhe sipas raportimit të “MilanLive”, “Djalli” nuk dëshiron të humbasë më shumë kohë. Në fundin e vitit të kaluar nisën kontaktet e para mes agjentit të Kessies dhe Paolo Maldinin dhe me shumë mundësi pritet të kemi një takim tjetër mes palëve.
Milan kërkon që mesfushori të rinovojë deri në vitin 2024 ose 2025, ku do të përfshihet dhe një rritje page për të. Kessie përfiton 2.2 milionë euro në sezon, por në kontratën e re ai pritet të përfitojë 3 milionë euro plus bonuset. Mos harrojmë se për lojtarin ka disa oferta nga Anglia, por kuqezinjtë janë të bindur se 23-vjeçari do të vijojë të qëndrojë në Milano. /abcnews.al