Në seancen e kësaj të hëne në kuvendin e Shqipërisë është diskutuar në lidhje me projektligjin për azilkërkuesit.
Ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi në fjalën e tij është shprehur se ligji do të garantojë të drejtat e refugjatëve njëlloj si vendet e tjera ndërkombëtare.
Ndër të tjera ai është shprehur se tashmë ekziston një regjistër për azilantët ku do të shënohen të gjithë të dhënat e tyre.
“Çështjet e azilkërkuesëve janë më të trajtuarat e Gjykatave ndërkombëtare. Legjislacioni aktual i vitit 2014 ka hasur në zbatim disa problematika. Kemi një propozim të ri, rritjen e bashkëpunimit me institucionet përgjegjëse; mbajtja e të dhënave nëpërmjet regjistrit të azilit. Është parashikuar ndihmë juridike për ata që gëzojnë mbrojten ndërkombëtare. Komisioni për Azilit do të rrisë nivelin e përfaqësimit. Shqipëria është një nga vendet që ka vendosur agjendën 20-30, ndaj iu ftojmë ta votojmë këtë nismë me shumë rëndësi.
E para parashikohet ritja e bashkëpunimit mes institucioneve përgjegjëse për të marrë dhe përgjegjësitë kryesore, mbajtja e të dhënave përmes regjistrit të regjistrimit për azilkërkuesit që është funksional prej 2018. Është parashikuar ndihmë juridike për kërkuesit e ndihmës ndërkombëtare. Komisioni për zilkërkuesit dhe refugjatët riformatohet. Shqipëria është një ndër vendet që ka vendosur agjendën 20/30 duke u renditur përkrah vendeve ndërkombëtare”, Çuçi. /abcnews.al