Dolën nga shtëpia pas orës 22:00, të rinjtë në Berat dhunojnë policët në momentin e kontrollit

schedule09:27 - 1 Shkurt, 2021

schedule 09:27 - 1 Shkurt, 2021

Dy të rinj janë arrestuar nga policia në Berat. Ata kanë dalë jashtë shtëpisë gjatë orës policore. Në momentin kur efektivët i kanë ndaluar ata, mes tyre ka pasur përplasje fizike. Sipas policisë të rinjtë kanë kundërshtuar me dhunë uniformat blu.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

“Kundërshtuan me dhunë punonjësit e Policisë, arrestohen në flagrancë 2 shtetas. Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: A. F., 21 vjeç dhe E. A., 27 vjeç, të dy banues në lagjen “Donika Kastrioti”, Berat.

Këta shtetas kanë qenë duke qarkulluar në rrugë mbrëmjen e djeshme, gjatë orarit të ndalimit të lëvizjes, në kundërshtim me Aktin Normativ dhe në momentin që janë konstatuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, i kanë kundërshtuar ata me dhunë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, njofton policia./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!