Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Bulqizë. Gazetari Neki Feta raporton për abcnews.al se një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në livadh.
Ngjarja ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në afërsi të karburant Tançi tek Pishat e Bulqizës. Drejtuesi është dërguar në spitalin e Bulqizës dhe po merr ndihmën mjekësore, ndërsa bëhet e ditur se nuk ka rrezik për jetën.
Policia që ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit të jetë bërë shpejtësia e madhe me të cilën lëvizte automjeti. g.v/abcnews.al