Juventusi e ka nisur në mënyrë të suksesshme vitin 2021, duke fituar ndeshje njëra pas tjetrës dhe Superkupën e Italisë ndaj Napolit. Skuadra e Pirlos ka ardhur në formë shumë të mirë tashmë dhe rol kryesor në këtë përmirësim e kanë edhe mesfushorët.
Arthur është lojtari, që ka njohur më shumë përmirësim gjatë javëve të fundt, pas asj nisje të plogësht në fillim të sezonit. Së fundmi në lidhje me brazilianin ka folur kolegu i tij në mesfushë, Rodrigo Bentancur.
Uruguaiani e lartëson brazilianin dhe shprehet se vetëm Iniesta është më i mirë se ai me topin në këmbë. Uruguaiani foli edhe për Pirlon kur trajneri luan në stërvitje me skuadrën.
“Jemi në formë dhe po bëjmë mirë të gjithë. Arthur me topin në këmbë? Nëna imë!!! Mendoj se vetëm Andres Iniesta është më i mirë se ai me topin në këmbë. Është kënaqësi të luash me të.
Të gjithë mesfushorët po luajmë mirë, kemi ekip të mirë. Ndonjëherë Pirlo luan me ne në stërvitje. Është ende i pabesueshëm, veçanërisht në pasimet e gjata”, u shpreh mesfushori. /abcnews.al