Luhen pas pak çastesh dy ndeshje të javës së 17 të Kategorisë Superiore. Tirana sfidon Apoloninë në Fier, ndërsa Laçi pret Teutën në shtëpi. Ndërkohë trajnerët kanë zgjedhur edhe formacionet shartuese për ndeshjet e sotme.
Shpëtim Duro e rreshton Laçin me skemën klasike të tij 3-5-2, teksa Harmon dhe Xhixha janë ulur në stol dhe partner i Nwabueze në sulm do të jetë “i rilinduri” Mazrekaj. Në repartet e tjerë bie në sy mungesa e Markur (i ndëshkuar me kartonë) dhe Lucas Ramos.
Teuta nga ana tjetër vjen pa ndryshime të mëdha me rreshtimin 4-2-3-1. Mbrojtja është e njëjta, ndërkohë në mesfushë Martini i ka besuar Aleksit dhe Karabecit para mbrojtjes dhe Avdylit pas sulmuesve në pozicionin e numrit 10. Në krahë janë Emiljano Vila dhe Bregu, që mbështesin Krasniqin në majë.
Ndërkohë Orges Shehi vjen me risi te Tirana. Skema është 4-3-3 dhe në fushë rikthehet pas disa muajsh si titullar Elton Cale. Ndërkohë një vend në mesfushë i është besuar edhe Tolit, që shoqërohet nga Batha dhe Torassa.
Edhe Apolonia vjen me ndryshime. Cammarata ka vendosur të nisë ndeshjen e sotme edhe me të sapoardhurin Diop, i cili në njëfarë mënyrë zyrtarizohet te Apolonia përmes aktivizimit të sotëm. /abcnews.al
APOLONIA-TIRANA
Apolonia (3-4-3): Harizaj; Sota, Agyare, Diop; Haxhiu, Mehmeti, Smaçi, Yeboah, Zoga; Mihana, Gjata. Trajner: Fabrizio Cammarata
Tirana (4-3-3): Bekaj; Toshevski, Najdovksi, Hoxhallari, Ismajlgeci; Toli, Batha, Torassa; Muçi, Cale, Seferi. Trajner: Nevil Dede
LAÇI-TEUTA
Laçi (3-5-2): Sherri; Selmani, Ignjatovic, Obanor; Rapo, Deliu, Lushkja, Musta; Nwabueze, Mazrekaj. Trajner: Shpëtim Duro.
Teuta (4-2-3-1): Frashëri; Todorovski, Hoxha, Arapi, Kouros; Aleksi, Karabeci; E. Vila, Avdyli, Bregu; Krasniqi. Trajner: Edi Martini