Oshilacione pafund dhe tjetër humbje për Real Madrid. Kampionët në fuqi të Spanjës u befasuan 1-2 në shtëpi nga Levante, në një takim të cilin e nisën keq dhe kryen shumë gabime.
https://streamable.com/i5qpdf
Ekipi i Zidane mbeti me një lojtar më pak prej minutës së nëntë. Eder Militao kreu një faull dhe arbitri kryesor, i cili kërkoi ndihmën e VAR-it, e ndëshkoi me të kuqe mbrojtësin brazilian.
FINAL #RealMadridLevante 1-2
¡@jose1987morales y @Roger27M son capaces de todo! ?#ResultadosLS #LaLigaSantander #HayQueVivirla pic.twitter.com/COefBFRsVu
— LaLiga (@LaLiga) January 30, 2021
Gjithsesi, Reali zhvilloi një kundërsulm perfekt katër minuta më vonë. Toni Kroos nisi bukur Asension dhe ky i fundit gjeti golin. Avantazh që nuk do zgjaste shumë, pasi miqtë rikthyen baraspeshën në minutën e 32-të.
https://streamable.com/hd81je
Jose Morales shënoi një gol shumë të bukur për Levanten, që pati një shans të artë në minutën e 64t. Penallti për miqtë, por goditje e Roger u ndal nga Courtois. Sulmuesi kryesor i Levantes nuk u demoralizua dhe gjeti rrugën e rrjetës 14 minuta më vonë.
https://streamable.com/izjf18
Goditje e saktë brenda zonës, topi në rrjetë dhe 1-2 për skuadrën udhëtuese. Tre pikë fantastike për Levanten, që dëshiron të sigurojë sa më shpejt mbijetesën, ndërsa kjo ishte disfata e tretë sezonale në kampionat për Realin e vendit të dytë (7 pikë larg Atletico Madrid). /abcnews.al

